7.8 C
Tetovo
E premte, 5 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeQyra-Mickoski, reagon nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi: Ua tërhoqën veshin, tash kërkoni...

Qyra-Mickoski, reagon nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi: Ua tërhoqën veshin, tash kërkoni falje, por paditeni nga policia

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për situatën e krijuar në Komunën e Strugës, ku kryetari i Strugës Mendi Qyra u padit nga policia për mospërdorimin e flamuri shetëror në festën e 28 Nëntorit, transmeton TV21. Ademi tutje thekson se as kërkim falja nuk mjaftoi, siç shton brenda ditës policia edhe i paditi.“Para zgjedhjeve, sa kohë BDI ishte në qeveri, thoshin: “Ngriteni flamurin lart e më lart.”

Pas zgjedhjeve, kur u futën në qeveri si Rrahman Morina dikur, “e lëshuan bajrakun”. Madje gjatë fushatës nuk i lanë qytetarët ta ngrinin flamurin në zemër të Tetovës e në qytetet e tjera.

E tani, me 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit, vetëm pse qytetarët e ngritën flamurin si çdo vit, ua tërhoqën veshin, që të nesërmen t’i kërkonin falje me betim se kurrë nuk do ta përsërisin “gabimin”. Por as kjo nuk mjaftoi: brenda ditës policia edhe i paditi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments