Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmuan se i kanë pranuar emrat e ministrave të rinj. Bekim Sali do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër për Çështje Evropiane, ndërsa Muhamed Hoxha do të jetë ministër i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Sipas njoftimit të Kuvendit, fillimisht do të duhet të kalojë në Kuvend shkarkimi i ministrit aktual për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.
