Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në nisje të punimeve të Samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonë drejt BE-së” në Tiranë, u ndal te marrëveshja për tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
“Tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do të përfundojnë në vitin 2026. Qytetarët tanë do ta ndiejnë këtë vitin e ardhshëm drejtpërdrejtë në xhepat e tyre. Ne kemi hequr tarifën e brendshme roaming me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kemi ulur tarifat, ndërkohë që me finalizimin e bazës ligjore me Komisionin kemi programin mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, u shpreh Rama.
