Nga Fronti Europian thonë se në Maqedoninë e Veriut paga minimale është më e ulëta në rajon, përcjell TV21. Blerim bexheti nga ky koalicion thotë se kërkojnë mbështetjen e sindikatave, dhe do të inicojnë nismë që paga minimale në vend të bëhet 600-800 euro. Bexheti tha se kërkojnë që të zbatohet model i indeksimit që ndjek inflacionin dhe produktivitetin dhe të sigurohet mbështetje fiskale për kompanitë mikro dhe të vogla.“397 euro nuk mjaftojnë për jetesë, ato mjaftojnë vetëm për mbijetesë. Prandaj paga minimale konsiderojmë se duhet të jetë 600 euro për personat me arsim të mesëm dhe 800 euro për personat me arsim të lartë”, theksoi mes tjerash Bexheti
