Deputetët votuan për amendamentet që do të vendosin 18% TVSH për porositë deri në 22 euro për dyqanet online nga jashtë vendit si “Temu”, “Shein”, “Ali Express”. Këto porosi kanë qenë të përjashtuara nga taksat deri më tani.
59 deputetë votuan “pro”, dhe 12 ishin kundër. Kjo praktikisht do të thotë një rritje e çmimeve për porositë deri në 22 euro, të cilat nuk janë tatuar deri më tani.
Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankulovski tha se qëllimi është të mbrohen tregtarët tanë të vegjël. Ai tha se ky përjashtim është hequr tashmë në Serbi dhe Mal të Zi, dhe është në proces të heqjes në Shqipëri.
“Arsyeja kryesore për të bërë këtë ndryshim është krijimi i një kuadri ligjor më të qartë, parandalimi i abuzimeve dhe sigurimi i një pozicioni më të drejtë dhe më të barabartë për bizneset e vogla në Republikën e Maqedonisë dhe ato jashtë vendit kur paguajnë TVSH-në.
Do të doja gjithashtu të theksoja se që nga 1 korriku 2021, Bashkimi Evropian, me një direktivë, gjithashtu prezantoi, ose hoqi, këtë përjashtim”, tha Jankullovski.
