9.6 C
Tetovo
E martë, 18 Nëntor, 2025
BallinaLajmeClark i drejtpërdrejt: Akuzat ndaj Thaçit nuk janë të qenësishme

Clark i drejtpërdrejt: Akuzat ndaj Thaçit nuk janë të qenësishme

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark ka deklaruar se akuzat ndaj ish-presidentit Hashim Thaçit, nuk janë të qenësishme.

Prokurori e pyeti dëshmitarin: “Ju nuk besoni që do të ishte e drejtë që t’i atribuohej sjellja e të tjerëve, Hashim Thaçit?”.

“PO”, ishte përgjigja shkurt e Clark-ut.

Më pas, prokurori vazhdoi duke thënë: “Ju nuk dini mjaftueshëm lidhur me UÇK-në dhe më atë që ka bërë UÇK-ja gjatë gjithë luftës për të ditur se në qoftë se akuzat me të cilat përballet Hashim Thaçi në këtë gjykatë, janë të qenësishme apo jo?”.

Clark sërish ritheksoi se Thaçi nuk ka pasur kontroll mbi UÇK-në, dhe një gjë të tillë nuk e ka parë.

“Hashim Thaçi ishte ambicioz, i artikuluar dhe i prezantueshëm, pa diskutim që nuk ka pasur kontroll dhe një gjë të tillë nuk e kam parë. Si komandant strategjik jo, nuk kemi pasur mundësi që të bëjmë kërkime dhe që ta vërtëtohet ky qëndrim. Nuk ekzistonte një tjetër ku shkruheshin gjërat”, u shpreh dëshmitari.

Teksa gjenerali amerikan po fliste, prokurori ndërhyri sërish.

“Nuk po flasim për revolucionin amerikan, për asgjë tjetër përveç faktit nëse ju e dini apo jo, që akuzat ndaj të cilave përballet ai, janë të qenësishme apo jo?”.

“Jo, akuzat nuk janë të qenësishme”, u shpreh gjenerali i pensionuar amerikan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments