12.4 C
Tetovo
E diel, 9 Nëntor, 2025
BallinaLajmeTargat e veturave zyrtare në Maqedoninë e Veriut mbahen sekret

Targat e veturave zyrtare në Maqedoninë e Veriut mbahen sekret

Në Maqedonisë së Veriut 323 institucione u kanë vendosur targa të reja speciale me ngjyrë 1531 automjeteve zyrtare. Megjithatë, opinioni nuk e di se cili automjet cilit institucion i përket, kjo pasi Ministria e Punëve të Brendshme refuzon ta japë listën, ndërkaq nga Shërbimi i Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta i Qeverisë nuk tregojnë se sa institucione kanë mbetur pa i vendosur targat e reja zyrtare.Sipas MPB-së, numrat e targave të të gjitha automjeteve përfshijnë të dhëna që nuk përbëjnë informacion me karakter publik, ndërsa një pjesë e tyre hyn në kategorinë e të dhënave të ndjeshme për sigurinë. 

“Sipas nenit 6 të Ligjit për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, mbajtësit e informacionit mund të refuzojnë kërkesën për qasje kur publikimi i tij mund të rrezikojë sigurinë ose mbrojtjen e shtetit, apo të pengojë zbatimin e ligjeve dhe detyrave zyrtare. Për më tepër, targat përfaqësojnë të dhëna identifikuese që lidhen me një automjet të caktuar dhe me një institucion konkret, prandaj zbulimi i plotë i tyre mund të çojë në zbulimin indirekt të të dhënave mbi vendndodhjen, lëvizjen ose shpërndarjen e automjeteve zyrtare, të rrezikojë sigurinë personale të punonjësve shtetërorë dhe të shkaktojë pasoja të padëshiruara. Prandaj, kjo kategori e të dhënave nuk konsiderohet informacion publikisht i qasshëm, por përdorim i kufizuar, në përputhje me dispozitat ligjore ekzistuese”, thanë nga MPB për redaksinë e Portalb.mk, pas kërkesës për qasje në informacione me karakter publik. 

Ndërkaq ende ka vetura zyrtare që qarkullojnë me targa të vjetra dhe të pangjyrosura. Shërbimi i Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta i Qeverisë nuk e ka numrin e saktë të institucioneve që kanë mbetur pa i ndërruar targat.

“Si SHPP nuk mundemi të ju japim informacion se cilat institucione nuk i kanë ndërruar targat, sepse nuk kemi regjistër të veturave. Por, kur do ju mbarojë regjistrimi i veturave, gjatë regjistrimit të ri do u jepen targat e reja”, tha për Portalb.mkdrejtori i SHPP, Ivica Tomovski. 

Gjendja në terren e përgënjeshtron zotimin e mëhershëm kur drejtori Tomovski tha se “deri në fillim të fushatës së zgjedhjeve lokale, të gjitha automjetet zyrtare duhet t’i kenë targat e të reja”.

Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut në kuadër të seancës së 97-të, vendosi që deri më 15 shtator të ndryshohen tabelat e veturave zyrtare dhe të zëvendësohen me tabela me ngjyrë të kuqe. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments