Kryeministri Hristijan Mickoski e ka komentuar Raportin e KE-së për Maqedoninë. Ai tha se nuk pajtohet me konstatimin e disa eurokomnesarëve se Shqipëria është para Maqedonisë në rrugën drejtë BE-së.
Kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar raportin e Komisionit Evropian për vitin 2025, deklaroi se nuk mund të pajtohej me përfundimet se disa vende të tjera në rajon janë përpara Maqedonisë, duke treguar drejtpërdrejti për Shqipërinë.
“Nuk mund të pajtohem me përfundimin se ka disa vende të tjera që janë përpara nesh. Për shembull, ne jemi shumë përpara Shqipërisë, kushtimisht, në plot 8 fusha jemi përpara Shqipërisë, megjithëse disa nga Komisionerët Evropianë bëjnë deklarata të tilla siç bënin më parë”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në një aktivitet në komunën Petrovec të Shkupit.
Ai gjithashtu renditi vendet e rajonit për sa i përket gatishmërisë për BE-në.
“Kur analizohet gjendja e vendit, kush është gati dhe kush nuk është gati, vlerësimi objektiv është se Mali i Zi është i pari, ne dhe Serbia jemi në vendin e dytë, pastaj vijnë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova…”, tha Mickoski.
Linku për Mickoskin
