6.4 C
Tetovo
E martë, 4 Nëntor, 2025
BallinaLajmePas humbjes në zgjedhje BDI-ja mblodhi kryesinë qendrore, do të mbahet kongresi...

Pas humbjes në zgjedhje BDI-ja mblodhi kryesinë qendrore, do të mbahet kongresi i partisë (Video) 

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale, Bashkimi Demokratik për Integrim, prijësi i koalicionit AKI, sot mblodhi kryesinë qendrore. Është caktuar që deri më 20 dhjetor të mbahet kongresi i partisë, raporton Portalb.mk.

Një ditë pas zgjedhjeve lokale, BDI-ja thirri mbledhjen e kryesisë qendrore, Arbër Ademi tha se u diskutuan zgjedhjet lokale dhe zhvillimet politike në vend. 

“Është caktuar që deri më 20 dhjetor të mbahet kongres partiak i BDI-së. U zgjodhën unanimisht edhe Këshilli Organizativ i kongresit partiak”, tha Ademi

I pyetur se a do të ketë dorëheqje nga funksionarët partiakë për shkak të rezultatit të dobët, Ademi tha se nuk është diskutuar për dorëheqje duke pasur parasysh se hyjnë në zgjedhje të brendshme partiake. 

“BDI hyn në zgjedhje të brendshme për arsye se edhe afatet kanë skaduar për shkak tl zhvillimeve politike me të cilat është përballur vendi. Megjithatë në BDI do të bëhet dhe ka filluar të bëhet një analizë e thellë e rezultateve zgjedhore”, tha Ademi

Lidhur me humbjen e kandidatëve shqiptarë në Kërçovë dhe Bërvenicë, Ademi tha se për këtë përgjegjësi duhet të japë koalicioni VLEN. 

“Diskutohet për rezultatet në zgjedhjet lokale, BDI për në Kërçovë nuk mund të mbajë përgjegjësi, të gjithë qytetarët janë dëshmitarë se këtu me votat edhe të koalicionit VLEN është zgjedhur kandidati i VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, me votat e koalicionit VLEN po ashtu është zgjedhur kandidati i VMRO-së në Bërvenicë”, tha Ademi

Ademi mohoi se pritet të ketë shpërbërje të koalicionit AKI.

youtube.com/watch?v=Gr80ILFng74&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fportalb.mk%2F&source_ve_path=MjM4NTE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments