Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka “goditur” gazetarit Baton Haxhiu, në mbrëmjen e së enjtes.
Haradinaj, i cili ndodhet në Tiranë, e ka quajtur Haxhiun “mercenar” të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ai nuk i punët mirë.
“Nuk jemi lopë e dele”, e ka paralajmëruar Haradinaj, Haxhiun.
Shefi në largim i ekzekutivit kosovar e ka porositur gazetarin që të “mos mbajë ligjërata”.
Më herët, Haradinaj ka folur për përplasjen e tij me Ramën.
Haradinaj ka thënë se Rama me fanatizëm dhe me pasion është angazhuar për ndarjen e Kosovës.