Presidenti i SHBA-ë, Donald Trump, ka mbërritur tashmë në Tel Aviv.Presidenti do t’i drejtohet Knessetit, ku do të takohet me Kryeministrin e vendit, Benjamin Netanyahu , dhe më pas do të udhëtojë për në Egjipt, ku përgatitjet për takimin historik me liderët arabë.
Matan Angrist, Gali dhe Ziv Berman, Alon Ahel, Eitan Mor, Guy Gilboa-Dalal dhe Omri Miran janë shtatë pengjet e para që u liruan.Në orën 10:00, do të jetë faza e dytë e dorëzimit të pengjeve Izraelit.
Izraeli ka pranuar të lirojë 1,950 të ndaluar dhe të burgosur afatgjatë palestinezë në këmbim të këtyre 20 pengjeve. Dy prej pengjeve izraelite ndodhen në gjendje kritike shëndetësore.
Në një gjest simbolik, Kryeministri Benjamin Netanyahu ka përcjellë një shënim të shkruar me dorë për pengjet, ku thuhet: “Mirë se erdhët përsëri!”