Profesori universitar Prof.Dr Neset Izairi i është bashkuar Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), gjë që përbën një mbështetje të fuqishme për Bajram Rexhepin dhe Ali Ahmetin. Figura e profesorit Izairi është komentuar gjerësisht, ndërsa vlerësohet se AKI-ja po merr hov të madh drejt rikthimit të dinjitetit kombëtar në Maqedoninë e Veriut.
Në këtë javë të fundit, shqiptarët janë bashkuar, jo për të promovuar rrugë apo për të prerë shirita të shkollave të ndërtuara me para serbe, por për të mbrojtur dinjitetin dhe krenarinë shqiptare. Sepse mbi dinjitetin nuk ka çmim; as rruga dhe as fasadat boshe të ndërtuara me financime të dyshimta.Shqiptarët kanë ditur të qëndrojnë edhe në kohët më të vështira përballë okupatorëve, por kurrë nuk janë përkulur. Para kombit, ata kanë qëndruar stoikë, ballë për ballë me këdo që ka tentuar të nëpërkëmbë krenarinë shqiptare.
Sot, bashkimi i shqiptarëve ka vetëm një qëllim: rikthimin e dinjitetit të nëpërkëmbur. Pikërisht për këtë arsye, bashkimi i profesorit të njohur nga Tetova është konsideruar si një hap i madh dhe i rëndësishëm kombëtar. Sot, askush nuk pyet më nga cila parti vjen dikush, nga cili kamp politik apo nga cili lider, sepse të gjithë janë bashkuar për një rrugë të vetme: mbrojtjen e dinjitetit dhe krenarisë shqiptare.Përveç profesorit Neset Izairi, janë me qindra intelektualë të shquar në të gjithë Maqedoninë e Veriut që janë bashkuar jo për të votuar që dikush të bëhet kryetar komune, por për të votuar me bindjen për të ruajtur dhe çuar përpara amanetin e të parëve tanë.
Ndryshe, mbështetje të madhe Bajram Rexhepi ka marrë edhe nga figura të njohura si profesori i Akademisë Shqiptare, Zeqirja Rexhepi, si dhe shumë personalitete të tjera me ndikim të jashtëzakonshëm në opinionin publik.
Zgjedhjet do të mbahen më 19 tetor, dhe të gjitha sondazhet e nxjerrin Bajram Rexhepin me një epërsi të madhe.