Kodra e Diellit – Qendra e re rajonale e turizmit malor
Kodra e Diellit nuk duhet të jetë vetëm qendër skijimi në sezonim dimëror. Ajo do të transformohet në destinacion të përhershëm turistik, që do të operojë gjatë tërë vitit. Kjo do të sjell zhvillim, vende pune dhe shumë turistë nga vendi dhe rajoni.
Plani ynë për modernizimin e Kodrës së Diellit përfshin:
Një resort bashkëkohor skijimi me teleferik dhe gondola moderne
Ndërtim të 20 hoteleve të reja dhe rinovim të atyre ekzistuese
10 pista të rejaskijimi, liqen për borë artificiale, zona SPA dhe rekreacioni
1,400 vende të reja pune direkte e indirekte
Infrastrukture të re rrugore dhe parkingje me kate
Kodra e Diellit do të bëhet krenaria e Tetovës dhe një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit në rajon.