8.6 C
Tetovo
E diel, 12 Tetor, 2025
BallinaSportVIDEO/ Kryevepër e Shqipërisë në Leskovac, kuqezinjtë triumfojnë ndaj Serbisë, Manaj feston...

VIDEO/ Kryevepër e Shqipërisë në Leskovac, kuqezinjtë triumfojnë ndaj Serbisë, Manaj feston me shqiponjë

Kryevepër kuqezi, Shqipëria shkruan historinë në Serbi, triumfon 0-1 në derbin e Ballkanit duke mbajtur të ndezur ëndrrën për t’u kualifikuar në Botëror. Rey Manaj realizoi një super gol, për më tepër një gol historik duke thyen rivalët e përjetshëm brenda në Leskovac. Në një ndeshje të luftuar fort diferencën e bërë shpirti i djemve të Sylvinhos.

Me peshën e një kombi mbi supe, djemtë e Sylvinjos i bënë ballë presionit të Serbisë në fillimin e pjesës së parë, ku Vlahovic me shokë tentuan në disa momente të gjenin golin e avantazhit, por Strakosha u tregua perfekt duke ndalur çdo tentative. Nuk kishte të pranishëm tifozë ultras, por në stadiumin e Leskovacit nuk munguan thirrjet “Kosova është Serbi”. Në frymën e fundit, në shtesën e pjesës së parë, Rey Manaj me një predhë të vërtetë brenda në zonë dërgoi topin në trekëndësh duke bërë që tifozët kuqezi në të të gjithë botën të shpërthenin në festë.Nuk mungoi as festa me shqiponjë nga Rey Manaj, pikërisht qershia mbi tortë e këtij episodi. E sigurt që për Manaj ky ishte kartoni i verdhë më i ëmbël në karrierë. Në fraksionin e dytë, ashtu siç pritej, Serbia u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit, por Shqipëria mbrojti me fanatizëm këtë rezultat historik që i jep kuqezinjve vendin e dytë në Grupin K.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments