13.8 C
Tetovo
E shtunë, 11 Tetor, 2025
BallinaLajmeU kap duke thithur kokainë, shkarkohet nga detyra drejtori i Klinikës për...

U kap duke thithur kokainë, shkarkohet nga detyra drejtori i Klinikës për neurologji, Igor Kuzmanovski.Drejtori i shkarkuar shprehu “keqardhje të thellë”: “Një moment dobësie për mua”

Ministria e Shëndetësisë informon se ministri Azir Aliu sot ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Klinikës Universitare për Neurologji, prof. dr. Igor Kuzmanovski.

“Në një afat sa më të shkurtër do të emërohet një drejtor i ri, në përputhje me procedurat ligjore”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Ish-drejtori i Klinikës Universitare të Neurologjisë, Igor Kuzmanovski, i cili u shkarkua dje pasi një video u shfaq në rrjetet sociale që e tregonte duke thithur kokainë, kërkoi falje në profilin e tij në Facebook.

Ai shprehu “keqardhje të thellë” dhe shkroi se regjistrimi është bërë para se ai të bëhej drejtor i Neurologjisë.

“Është një procedurë për të cilën nuk jam krenar dhe e konsideroj një moment të dobësisë sime që nuk duhet të jetë shembull. Çdo person në jetë është përballur me dobësi, sfida dhe gabime. Pas kësaj, e di që ky gabim nuk do të përsëritet dhe jam gati të jetoj me të gjitha uljet dhe ngritjet e mia”, shkruan ai.

“Kërkoj falje nga të gjithë ata që i zhgënjeva dhe do të vazhdoj të punoj si mjek, atë që di më mirë, e dua dhe jetoj për të, për të shpëtuar jetë, për të ndihmuar dhe punuar për të mirën e komunitetit”, shkruan Kuzmanovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments