Osama Muadini punon në administratë publike që nga viti 2008-të.
“Edhe pse me mbi një dekadë përvojë dhe me përgatitje të lartë arsimore, Osama që nga fillimi e deri më sot mban titullin “bashkëpunëtor i ri”, tha fillimisht Muadini.
“Është një numër i madh i këtyre administratorëvë që nuk janë avansuar, shkaku i një vendimi të Qeverisë nga viti 2008-të që mos të bëhet avancimi i administratorëve shkaku i masave ekonomike”, deklaroi ai.
Por këto pengesa në avancim përbërja qeveritare aktuale po përpiqet t’i zgjidhë pak para se të shkojë në zgjedhje, duke e miratuar Ligjin për nëpunës administrativ.
Ky ligj parasheh që nësë një referent derisa ka qene i punësuar ka kryer fakultetin, të avansohet në “bashkëpunëtor të ri”, e cila i siguron edhe pagë më të madhë. Por, Osama është skeptik se edhe ky Ligj do t’i zgjidh problemet e tij.
“Ligji në fjalë nuk i përmbush kërkesat dhe nëvojat e administratorëve dhe sidmos pjesa ku do të jenë përfitues vëtëm një kategori e administratorëve, gjegjësisht administratorët që kanë punuar me shkollë të mesme dhe ndërkohë kanë kryer fakultete. Këtu vihet theksit të nëpunësit shtetëror që quhen ‘bashkëpunëtor të ri’”, shtoi Muadini.
Rregullim të menjëhershëm nuk pret as kryesindikalisti i administratës, Pece Gruevski. Ai në një pronocim për TV 21 tha se kërkesën për avancim administratorët mund ta bëjnë 3 muaj pasi të miratohet ligji, por institucionet përkatëse kanë afat që avancimin por edhe kompensimin për arsimin e arritur ta realizojnë brenda 4 vjetësh.
“Në ndryshimët e fundit që janë bërë, në ligjin për nëpunës administrativ me të cilët rregullohen të drejtat e të punësuarit të cilët më parë kanë qenë të punësuar në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, kurse tash që është Ministria për Sistem Politik, në nenin 8 është paraparë që ata të punësuar, në afat prej 3 muajsh kanë të drejtë të dorëzojnë kërkesë deri te sekretari, kurse sekretari është i obliguar që në afat prej 4 vjetësh të sigurojë mjete për zbatim të tyre”, deklaroi Pece Gruevski.
Administratorët kanë kërkuar edhe kompensim për harxhimet rrugore, mirëpo kjo siç sqaroi kryesindikalisti nuk mund të realizohet dhe nuk është paraparë as me marrëveshjen kolektive, pasi siç tha ai, administratorët kur kanë aplikuar në punë, e kanë ditur se ku do të punojnë dhe prandaj s’ka bazë që t’u kompenzohet rruga.
Nga ana tjetër, ne kërkuam informacion nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës për të kuptuar se sa administratorë do të përfitojnë nga zbatimi i ligjit të ri, por nga atje ende pa përgjigje.
Nuk dihet gjithashtu se sa mjete janë paraparë me buxhetin e vitit 2020 për zbatim të këtij ligji, për çfarë nuk mund të këmi vlerësim se cili do të ishte efekti ekonomik i këtij ligji. Deri atëeherë, partitë në pushtet, BDI dhe LSDM vazhdojnë ta cilësojnë Ligjin si “kthim të padrejtësisë së administratorëve”.