7.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Tetor, 2025
BallinaLajmeIzet Mexhiti e di se Ashensorët janë obligim i ndërtuesëve por e...

Izet Mexhiti e di se Ashensorët janë obligim i ndërtuesëve por e PREMTON(skopsko…) ?!: Program që ngre Çairin më lart: Ashensorë në 80 ndërtesa banesore!

Kandidati i VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka shpalosur projektin për ndërtimin e ashensorëve në mbi 80 ndërtesa pesëkatëshe në Çair.

“Në çdo lagje, në çdo shtëpi e në çdo ndërtesë banesore, njerëzit meritojnë lehtësi dhe dinjitet në përditshmërinë e tyre. Prandaj, kemi përfshirë në programin tonë një projekt madhor: ndërtimin e ashensorëve në mbi 80 ndërtesa pesëkatëshe në Çair.

Ky investim do të përmirësojë jetën e mijëra qytetarëve, do të lehtësojë lëvizjen e të moshuarve, nënave me fëmijë, dhe çdo familjeje që jeton në këto ndërtesa. 80 ashensorë të rinj do të bëhen realitet në objektet banesore të Çairit, janë simbol i një qeverisjeje që mendon për çdo banor dhe për çdo detaj të jetës së tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments