9.1 C
Tetovo
E hënë, 6 Tetor, 2025
BallinaLajmeZoran Zaev bëhet pjesë e retorikës zgjedhore, Mickoski e akuzon për “valixhe...

Zoran Zaev bëhet pjesë e retorikës zgjedhore, Mickoski e akuzon për “valixhe me para”

Çështja e kontestit me Bullgarinë ka futur në retorikën e fushatës zgjedhore edhe ish kryeministrin Zoran Zaev, i cili prej dhjetorit të vitit 2021 zyrtarisht është jashtë politikës. Arsyeja për këtë është një deklaratë e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili gjatë një mitingu në Kumanovë tha se linjat e kuqe të LSDM-së aktuale lidhur me negociatat janë të paketuara si “Kali i Trojës” dhe e kujtojnë kohën kur me partinë udhëhiqte Zoran Zaev.

“Kur ish kryeministri i fqinjit tonë lindor publikisht fliste se financiarisht e ka mbështetur atë opsion të LSDM-së, partisë në krye të së cilës është Venko. Edhe atë drejtpërdrejtë, nëpërmjet valixhes me para ndaj mentorit të tij nga Strumica. Tani nuk dua të besoj, por është shumë e logjikshme që sërish kanë trokitur në të njëjtën derë dhe sërish shpresojnë për valixhe të re”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE.

Megjithatë, Zaev ndonëse nuk është mjaft aktiv, reagoi duke i quajtur pretendimet shpifje dhe gënjeshtra, por edhe arsyetim për dështimet e qeverisë. Madje, Zaev rikujtoi se VMRO-DPMNE janë ekspertë për valixhe me para, duke ia rikujtuar pamjet filmike nga skandali “Reket”.

“Ashpër dhe kategorikisht i hedh poshtë gënjeshtrat dhe shpifjet e Mickoskit për gjoja “valixhe me para nga ish kryeministri i Bullgarisë” si të pavërteta dhe si tentim i dëshpëruar i kryeministrit të paaftë për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit nga dështimet e tij drejt trillimeve të tij. Kur jemi te valixhet, e pamë në incizimet që vetë i lëshuan në opinion se ekspertë për valixhe me para janë mu mbështetësit dhe financuesit e tij”, tha Zoran Zaev, ish kryeministër.

Çështja me Bullgarinë vazhdon të jetë spiranca në rrugën evropiane, për shkak të moszbatimit të detyrave nga propozimi francez që u pranua nga qeveria e LSDM-së dhe praktikisht u bë pjesë e kornizës negociuese. Me ndërrimin e pushtetit, VMRO-DPMNE refuzon ta zbatojë këtë marrëveshje, që para se gjithash parasheh përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments