9.6 C
Tetovo
E hënë, 6 Tetor, 2025
BallinaLajme“I mori kalldërmat dhe e la një vit rrugën e shkatërruar”, Banorët...

“I mori kalldërmat dhe e la një vit rrugën e shkatërruar”, Banorët e Çarshisë së Epërme: “Nuk duam as emrin Bilall Kasamit me ia përmned” (VIDEO)

Një nga rrugicat tradicionale me kalldrëma në lagjen historike të Çarshisë së Epërme në Tetovë është shkatërruar pas një vendimi të kryetarit të Komunës, Bilall Kasami. Sipas banorëve lokalë, kalldrëmet e rrugës janë marrë për të ndërtuar një rrugë tjetër në zonën e quajtur “Rruga e Butiqeve”.

Ky veprim ka shkaktuar pakënaqësi të thellë te banorët e zonës, të cilët ndihen të neglizhuar dhe të mashtruar nga autoritetet komunale.

“Çe një vjet është kjo rrugë. Bilall Kasamit s’du as emrin me ja përmend. Po po, do bëhet kur do bëhet – nuk e di. I mori kockat hajdutski dhe çe një vit jemi kështu. Më keq ka qenë, ama një privat e rregulloi pak,” – shprehet një banor i revoltuar i lagjes.

“Gati një vit jemi kështu, as nuk na ka vizituar, kockat i ka çu tek rruga e butiqve” thotë një tejtër banor.

“A nuk e shifni se i shkatërruam veturat, i mori kockat dhe na la neve në këtë gjendje” thotë tjetëri.

Banorët theksojnë se rruga dikur kishte vlerë historike dhe kulturore për qytetin, dhe se vendimi për të hequr kalldrëmat është i papranueshëm.

Derisa komuna e Tetovës në krye me Bilall Kasamin nuk kanë dhënë ende një shpjegim zyrtar, banorët kërkojnë që rruga të bëhet sepse i kanë shkatërruar veturat. /TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments