6.1 C
Tetovo
E enjte, 2 Tetor, 2025
BallinaLajmeAli Ahmeti i kundërpërgjigjet Mickoskit: Në Google kanë hyrë për të parë kush...

Ali Ahmeti i kundërpërgjigjet Mickoskit: Në Google kanë hyrë për të parë kush janë zagarët. Dolën këta tanët, jemi e s’jemi zagarë, mos e vet, se të kallxon vetë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke thënë se lideri maqedonas frikësohet “edhe nga Arabela”.

“Mickoski bën mirë të mos merret me Aleancën Kombëtare për Integrim, të mos merret me mua,” deklaroi Ahmeti.

“A e keni vënë re që dolën këta tanët, jemi e s’jemi zagarë. Besoni, edhe në Google kanë hyrë për të parë kush janë zagarët, kush janë lakejtë, kush janë lepujt. Populli thotë: mos e vet, se të kallxon vetë. Lakejtë janë shërbëtorë, që mbajnë shkopin. A e keni parë si i shkojnë Mickoskit këta?”, tha Ahmeti.

“Unë nuk kam folur për shqiptarët, shqiptarët janë vëllezërit tanë. Dhe unë u kam thënë gjithmonë: hajdeni me ne”, tha mes tjerash në tubimin e mbajtur në Strug, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments