17.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
BallinaLajmeGaza nuk gjen qetësi, bombardime të fuqishme nga Izraeli, 40 viktima mes...

Gaza nuk gjen qetësi, bombardime të fuqishme nga Izraeli, 40 viktima mes tyre dhe fëmijë

Një bombardim me pasojë 40 të vdekur ka ndodhur në Gaza. Dhjetëra palestinezë u vranë sot, pasi ushtria izraelite rriti sulmet kundër Hamasit, duke u përqendruar në qytetin e Gazës. Protothema raporton se 40 persona u vranë, ku 22 prej të cilëve ishin strehuar në një depo pranë tregut Fira. Trupat e viktimave u nxorrën nga rrënojat, ku mes tyre ndodheshin edhe fëmijë.

Kjo erdhi menjëherë pasi ushtria izraelite paralejmëroi se do të godiste qytetin e Gazës, pasi mijëra banorë të saj ikën përballë sulmit izraelit që u denoncua nga bashkësia ndërkombëtare. I përforcuar nga mbështetja amerikane, Izraeli njoftoi një javë më parë fillimin e një fushate ushtarake, nga toka dhe ajri, me qëllim eliminimin e Hamasit. Sipas vlerësimeve të OKB-së, në fund të gushtit, një milion njerëz jetonin në qytetin e Gazës dhe rrethinat e tij. Shumë palestinezë thonë se duan të largohen nga ky vend, por udhëtimi për këtë është shumë i shtrenjtë dhe i rrezikshëm.

“I bëj thirrje të gjithë botës: na ndihmoni! “I kërkoj Izraelit: ju doni që ne të largohemi, por si mund ta bëjmë këtë kur nuk kemi para, nuk kemi transport, nuk kemi vend për të shkuar” tha Thaer Sakr , 39 vjeç për mediat e huaja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments