Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar situatën politike në Maqedoninë e Veriut.
Ai e kritikoi ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe koalicioni VLEN , aleancë kjo që siç thotë ai është krijuar për t’iu kundërvënë klasës politike veterane tradicionale të pas luftës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Ai theksoi se themelues dhe drejtues i VLEN është Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE. Ai theksoi se ky i fundit është aleati i vërtetë i Albin Kurtit dhe jo Arben Taravari, siç është deklaruar në publik.Pjesë nga intervista e Menduh Thaçit në “Real Story”:
Sokol Balla: Të flasim pak edhe një herë, e lamë të roli i Albin Kurtit. Kurtin e kuptoj politikisht, në sensin e bisedës që bëmë, ka në mendjen e tij se ça ideje është, është gjeniale apo e marrë këtë do e vendosë koha se mund të jetë personi që mund të përfaqësojë gjithë shqiptarët, ndërkohë që siç e thatë edhe ju më herët siç e kanë thënë edhe përfaqësues të koalicionit VLEN edhe të klasës politike në Kosovë, përjashto VetëVendosjen, se kryeqyteti politik i shqiptarëve është Tirana, këtu besoj biem dakord të gjithë. Nuk ka dilemë te kjo pjesë. Albin Kurti dhe VLEN është një aleancë për t’ju rrëzuar ju dhe Ahmetin, pra të themi klasën veterane, tradicionale të pas luftës të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, apo është një projekt që shkon përtej kësaj.
Menduh Thaçi: Patjetër që shkon përtej kësaj
Sokol Balla: Ku?
Menduh Thaçi: E para, kjo është pamja apo si i thonë narrativë, por tregimi i vërtetë është ndryshe. Themelues dhe drejtues i VLEN është Hristijan Mickoski. Unë jetoj aty i njoh njerëzit e di vendin e kështu me radhe. Albini vetëm merr pupla të tjera vendos mbi vete. Argumenti i dytë..
Sokol Balla: Pra ju thoni aleati real nuk është VLEN, aleati i Kurtit në Shkup është Mickoski
Menduh Thaçi: PO! Dy, z.Taravari që ishte personi kryesor brenda VLEN dhe puleni kryesor i Albin Kurtit dhe që bënin fotografi të pandërprera publike me një pjesë të familjes së z.Xhaferri, sot është larguar prej VLEN dhe është në koalicion me z.Ahmeti. Kjo është edhe një argument se Albini nuk ka kurrfar ndikimi vetëm bën një mashtrim publik apo një vendosje jo vetëm puplash por edhe muskujsh politik, elektoral në Kosovë për të treguar se ai ka një fuqi. Të shkojmë më tutje, cilat janë efektet e kësaj mbështetje? Inat personal. Tentimi për të bërë një arenë gladiatorësh në Maqedoni, për të treguar se është jo si kryeministër i shqiptarëve por pak më i fuqishëm se ai, se është e kaluar është qesharake, matja në zgjedhje në Shqipëri tregoi se partia e tij nuk mund të jetë konkurente, jo më të konkurrojë partinë e kryeministrit.
Sokol Balla: Me thënë të vërtetën nëse e përkthen me rezultate, partia e tij nuk ekziston në Shqipëri.
Menduh Thaçi: Po nuk desha ta them ashtu. Nuk është konkurente në skenën politike të Shqipërisë.
Sokol Balla: Kjo pak, por e sigurtë.
Menduh Thaçi: Nuk mund të bisedohet për partinë e kryeministrit që ka fituar zgjedhjet, apo opozitën që është me numra …
Sokol Balla: Apo edhe partitë e reja patjetër, që morën 300 mijë vota/abcnews.al