26.6 C
Tetovo
E martë, 23 Shtator, 2025
BallinaLajmeNë RMV sipas ESHS: Shkalla e varfërisë në vitin 2023 ishte 22.2...

Në RMV sipas ESHS: Shkalla e varfërisë në vitin 2023 ishte 22.2 për qind

Në bazë të të dhënave nga Anketa për të ardhurat dhe kushtet për jetesë, e cila po zbatohet në pajtim me rekomandimet e Bashkimit Evropian, Entit shtetëror për statistika (ESHS) i përllogaritë indikatorët Laeken të nivelit të varfërisë për vitin 2023. Baza e përllogaritjeve për varfërinë janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar në 60% nga të ardhurat mediale ekuivalente.

Sipas kësaj ankete, siç kumtoi ESHS, gjatë vitit 2023, shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 22.2%.

Duke analizuar sipas llojeve të ekonomive familjare, shkalla e varfërisë së ekonomive familjare të përbëra nga dy të rritur dhe dy fëmijë në përkujdesje, gjatë vitit 2023 është 17.8%. Sipas statusit më frekuentues të aktivitetit ekonomik, shkalla e varfërisë te personat e punësuar është 8.4%, ndërsa shkalla e pensionistëve të varfër është 11.3%. Koeficineti i Xhinit (masa për shpërndarjen e pabarabartë të të ardhurave) është 30.3%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments