12.3 C
Tetovo
E premte, 19 Shtator, 2025
BallinaLajmeZgjedhjet në Maqedoninë e Veriut,Bilall Kasami për RTSH 24: Kundërshtari po tenton...

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut,Bilall Kasami për RTSH 24: Kundërshtari po tenton tensione ndëretnik, fokusi im te zhvillimi ekonomik(video)  

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, theksoi se zhvillimi ekonomik dhe planifikimi urban i qytetit që drejton është në fokus të programit të tij në zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për RTSH 24, Kasami paralajmëroi se opozita mund të tentojë të krijojë tensione ndëretnike pasi nuk ka ofertë për qytetarët, por theksoi se fokusi i tij është tek zhvillimi ekonomik, arsimi, turizmi dhe planifikimi urban.

“Oponentët tanë në të kaluarën nuk realizuan ndonjë projekt dhe nuk kanë me çfarë oferte të dalin për të kërkuar mandatin e ri dhe ka rrezik që situata të eskalojë në konflikte ndëretnike, ka pasur tendenca të tilla. Ka pasur paralajmërim nga miqtë tanë se duhet patur kujdes pasi oponentët tanë po mundohen të krijojnë situata të tilla. Ajo që për mua është sfidë ka të bëjë me strategjitë që duhen implementuar për zhvillimin ekonomik lokal dhe investimet në turizëm, zhvillimin e arsimit duke rritur kualitetin e shkollave tona, planifikimi urban”, tha Kasami.

Kasami prezantoi disa nga projektet kryesore që synon në mandatin e dytë në krye të Tetovës, ndërsa foli edhe për projektet që janë realizuar gjatë mandatit të tij të parë.

“Tetova nuk ka planifikim urban prej 20 vitesh dhe ne do kemi një plan të tillë për zhvillimin e saj. Do kemi një stadium modern brenda dy viteve. Projekti i rrugës Tetovë-Prizren do zhvillojë zonën. Do investohen 70 mln euro në qendrën spitalore të Tetovës duke e kthyer në një nga qendrat më moderne rajonale në Maqedoninë e Veriut. Korridori VIII lidh 3 shtete, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë dhe kemi rritur ritmin e punimeve. Kemi projektin qe zgjidh problemin e trajtimit të ujerave të zeza me fonde evropiane prej 40 mln euro. Në mandatin e parë arritëm që të bëjmë pastrimin e qytetit dhe trajtimin adekuat të mbeturinave, tani me këtë projekt do bëjmë edhe pastrimin e ujërave të zeza. Në 4 vite kemi realizuar mbi 100 projekte të infrastrukturës rrugore”, shtoi ai.

/rtsh.al/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments