19.9 C
Tetovo
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
BallinaLajmeKrenar Lloga: Mickoski po përjashton shqiptarët dhe po qeveris me arrogancë të...

Krenar Lloga: Mickoski po përjashton shqiptarët dhe po qeveris me arrogancë të rrezikshme!

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka reaguar ashpër ndaj qasjes aktuale të qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Hristijan Mickoski. Në një deklaratë të publikuar sot, Lloga vlerëson se një nga problemet më të mëdha të politikës vendore është mentaliteti për ta trajtuar opozitën si armik, një praktikë që, sipas tij, po rikthehet fuqishëm nën drejtimin aktual.

“Në vend të ndërtimit të një fryme bashkëpunimi, diskursi politik i qeverisë, veçanërisht i kryeministrit, është i mbushur me prepotencë, përjashtim, agresivitet dhe arrogancë,” deklaron Lloga, duke shtuar se kjo qasje bie ndesh me nevojën për konsensus, veçanërisht në proceset kyçe si ndryshimet kushtetuese dhe integrimi europian.

Ish-ministri i Drejtësisë theksoi se gjatë kohës së tij në këtë post, kishte ofruar hapësira reale për përfshirjen e opozitës në proceset ligjvënëse, por ato u bojkotuan. Ai thekson se e kishte shpresuar që, një ditë, opozita do ta kthente këtë mësim demokratik në praktikë pozitive – por, përkundrazi, VMRO-DPMNE vazhdon me një model përjashtues dhe arrogant.

Lloga kritikon ashpër edhe sjelljen e qeverisë ndaj disa çështjeve madhore, të cilat, sipas tij, kanë ekspozuar paaftësinë dhe mungesën e përgjegjësisë institucionale: Injorimi i përgjegjësive për tragjedinë në Koçan, bllokada ndaj integrimit europian, keqmenaxhimi i zjarreve, emërimet partiake në sektorin e sigurisë, neglizhenca ndaj mbrojtjes së mjedisit, të cilën e quan “gjenocid ekologjik”, kapja e gjyqësorit nga pushteti. “Qasja aktuale e qeverisë nuk ndërton ura, por thellon ndarjet politike dhe shoqërore,” thotë ai, duke paralajmëruar se vendi rrezikon të hyjë në një cikël të ri krize nëse nuk ndryshohet kursi.

Në fund të deklaratës, Krenar Lloga i bën thirrje kryeministrit Mickoski dhe VMRO-DPMNE-së që të kapërcejnë trashëgiminë politike të përjashtimit dhe të tregojnë pjekuri për të qeverisur me përgjegjësi. Ai nënvizon se pa dialog, kompromis dhe llogaridhënie, “arroganca politike nuk do të sjellë zhvillim, por vetëm krizë të re.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments