19.9 C
Tetovo
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Flitet se Artan Grubi është në Shqipëri, nuk po ekstradohet...

Izet Mexhiti: Flitet se Artan Grubi është në Shqipëri, nuk po ekstradohet në Maqedoni të Veriut

Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër në Maqedoninë e Veriut është i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se e kishin rëndë ta kuptonë BDI-në në lidhje me zhvillimet politike atje.

Për Artan Grubin, ai ka thënë se ka informacione që ndodhet në Shqipëri, pasi po kërkohet nga Maqedonia e Veriut.

“Përveç Artanit, kemi marrë edhe me Bujarn, Kreshnikun, fatketqisht ato u konstatuan që ishin të vërtetë. Flitet që Artan Grubi është në Shqipëri. Shqipëria ka marrëveshje  për ekstradim me Maqedoninë po deri tash nuk është zbatu”.

“Politikisht e kemi mbyll me Artanin, ai doli në fushatë me valizhe për na përcjell neve po e përcjelli veten”.

“Edhe Ali Ahmeti ka deklaruar se ai është në Shqipëri”, ka thënë Mexhiti. (Express)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments