19.9 C
Tetovo
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
BallinaOpinionDritan Goxhaj / Perëndimi në duart e sociopatëve narcistë (Pjesa e dytë)

Dritan Goxhaj / Perëndimi në duart e sociopatëve narcistë (Pjesa e dytë)

Në pjesën e parë analizova sulmin e Izraelit në Doha të Katarit me qëllim të vrasjes së udhëheqësisë së Hamasit.

Ndërsa në këtë pjesë të dytë do të analizoj ngjarjen e dytë që ka të bëjë me deklaratat e lëshuara nga zyra e Komisioneres së Bashkimit Europian Ursula Von der Lejen se avioni me të cilin ajo po udhëtonte në drejtim të Bullgarisë pësoi një sulm elektronik nga Rusia, duke i bllokuar GPS avionit.

Me datë 31 gusht Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Lejen po udhëtonte me avioon të tipit Desault Falcon 900 në drejtim të qytetit Bullgar të Plovdivid. Gjatë fazës së afrimit të avionit në aeroport pilotët raportuan me radio kullën e kontrollit se kishin një problem me GPS dhe për këtë kërkuan një alternativë tjetër afrimi drejt aeroportit.

Dhe ashtu siç ndodh rëndom në kësi rastesh, në konsultim me kontrollorët e kullës së trafikut ajror të aeroportit të Plovdivid ju dhanë instruksione për uljen me anë të ILS (Instrument Landing System).

Por menjëherë pas kësaj filluan një seri shkrimesh në disa revista dhe gazeta europiane të cilat më pas u morën shabllon edhe nga këto mediat tona dhe u transmetuan sikur avioni kishte humbur aftësinë për të fluturuar me GPS dhe avioni u soll vërdallë për orë të tëra, dhe se pilotët për të ulur avionin u desh të përdorin hartat topografike prej letre.

Por në rast se çdo kush nga ato media do hynte në një nga faqet e shumta të internetit që ofrojnë shërbime mbi të dhënat e fluturimeve të avionëve do e kishte parë se avioni në fjalë i tipit Desault Falcon 900LX me regjistër OO-GPE ishte ulur vetëm 10 minuta me vonesë nga skeduli i parashikuar.

Dhe po të kishin kontaktuar një punonjës çfardo të trafikut ajror të çfardo autoriteti të aviacionit civil do i kish shpjeguar se çdo avion ka një sistem që transmeton të dhëna mbi gjëndjen e fluturimit të avionit në kohë reale drejt kullave të kontrollit të trafikut ajror.

Ky sistem quhet ADS-B dhe transmeton identitetin e avioni (nr të regjistrit dhe tipin), lartësinë dhe shpejtësinë, si dhe vendndodhjen e saktë me GPS.

Dhe ky sistem në vetvete ka një sistem tjetër brenda tij që quhet NIC (Navigation Integrity Category)- Kategoria e integritetit të fluturimit/lundrimit.

Kjo kategori matet me shifra nga 0 deri në 10, dhe avioni i Von Der Lejen gjatë gjithë fluturimit dhe gjatë afrimit në aeroportin e Plovdivit ka treguar nivelin 8 të kësaj kategorie, që do të thotë se ka qënë shumë mirë dhe nuk ka pasur humbje aspak të GPS.

Çdo kush e di tashti, dhe besoj edhe Ursula duhet ta dijë se GPS funksionin në bazë të saltelitëve të cilët lëshojnë sinjale radio dhe se nuk ka asnjë lloj mënyrë për të bllokuar një sinjal të vetëm për një marrës, pasi nëse do tentohej të bllokohej GPS në një zonë të caktuar, atëherë aty nuk do funksiononte fare GPS, dhe në këtë kohë asnjë lloj mjeti tjetër fluturues në zonë nuk ka raportuar problem me GPS, as në atë kohë e as gjatë gjithë ditës.

Dhe degjenerimi më i madh është kur deklarojnë se pilotët përdorën harta prej letre, ndërkohë që dihet se që prej gati 20 viteve në fluturimet e avionë të transportit dhe pilotët profesionistë nuk përdorin më harta prej letre por ato janë dixhitale.

Dhe gjithë kjo histori e sajuar në mënyrën më qesharake dhe më injorante të mundshme u bë vetëm për të thënë se Rusia e ka penguar sinjalin GPS të avionit që transportonte zonjën në fjalë.

Është e vërtetë se rusët e kanë përdorur bllokimin e sinjalit GPS në zona të caktuara, por brënda territorit të tyre dhe ky bllokim ka shkaktuar edhe probleme GPS në zonat kufitare më Rusinë kur ky bllokim është kryer në zona si Kaliningradi ose Shën Peterburgu.

Por të pretendosh se rusët kanë bllokuar GPS në Bullagri ndërkohë që rusët nuk kanë kufi me Bullagarinë jo vetëm që tregon injorancë, por kjo edhe i nxjerr rusët me një teknologji të cilën sot për sot nuk e posedon askush, as edhe rusët.

Von Der Lejen duke vazhduar në propagandën e pa arsyeshme për një përplasje ushtarake me Rusinë ka bërë një gabim trashanik dhe dëm në disa drejtime.

E para ka krijuar panik në rradhët e europianëve duke krijuar përshtypjen se rusët mund të ndërhyjnë kaq thellë dhe të shkaktojnë probleme të tilla në trafikun ajror.

E dyta krijon idenë se kjo BE dhe NATO nuk janë në gjendje që të garantojnë hapësirat e tyre ajrore nga asnjë ndërhyrje e jashtme.

Dhe e treta nxit pa asnjë arsye dhe me gënjeshtra një përplasje me rusinë të pa nevojshme, në vazhdën e të cilave vjen më pas edhe dronët e supozuar rusë në Poloni.

Por të sajosh gënjeshtra të tilla dhe t’i mbështetësh ato dhe të lejosh që ato të përhapen në emër tëndin, nuk tregon asgjë tjetër përveç se shenja të qarta sociopatie dhe narcismi.

E gjithë kjo një përpjekje narciste për të justifikuar në të ardhmen veprimet të NATO-s në drejtim të Kaliningradit duke çuar kështu në një përplasje të pa shmanghsme me Rusinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments