19.9 C
Tetovo
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
BallinaLajmeNë korrik u paguan 16,5 milionë euro për ndërtimin e autostradave në...

Në korrik u paguan 16,5 milionë euro për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10 d

Në korrik të këtij viti, përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) u paguan 1.022.217.192 denarë (16,5 milionë euro) konsorciumit “Behtel dhe Enka”, kontraktor i pjesëve të autostradës në korridoret 8 dhe 10d (Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan dhe Prilep-Manastir).

Sipas Raportit nga mbikëqyrja e progresit të punëve, në korrik kontraktori vazhdoi të kryente punime kryesisht për punime hetimore gjeoteknike, projektim dhe specifikime të autostradës, projektim shpronësimi, aktivitete hetimi të municioneve të pashpërthyera, punime të përkohshme për menaxhimit të trafikut dhe punime mobilizimi dhe aktivitete ndërtimi kryesisht për punime tokësore, drenazh dhe konstruksione.

Aktivitet ka për seksionet Tetovë-Gostivar (18 kilometra), Gostivar-Bukojçan (30 kilometra) dhe Prilep-Manastir (40 kilometra), ndërsa për seksionin e katërt Trebenishtë – Qafthanë (22 kilometra), traseja duhet të rishikohet në mënyrë që të ruhet statusi i mbrojtur i Liqenit të Ohrit dhe rajonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments