19.9 C
Tetovo
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
BallinaLajmeWilliams në Hagë: Thaçi kishte presion nga komandantët

Williams në Hagë: Thaçi kishte presion nga komandantët

Ish-këshilltari i ekipit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, ka thënë se Hashim Thaçi kishte presion nga komandantët lokalë.

Ai theksoi se edhe Adem Demaçi, po pengonte progresin e bisedimeve, e që si rezultat, Thaçi shkoi ta takonte në Slloveni.

Biseda:

Misetiq: Nga e dini që Thaçi shkoi në Slloveni për takim me Demaçin?

Williams: Kur pyeta kolegët shqiptarë, ata mu përgjigjën që shkoi në Slloveni për të folur me Demaçin.

Misetiq: A të thanë pse?

Wiliams: U interesova, e bëra këtë pyetje, si na shërben ne kjo, u thashë. Dhe përgjigja ishte që ishte e domosdoshme.Kishte trysni nga jashtë, nga komandantët lokalë, kishte presion ideologjik, kulturor, prej Adem Demaçit, i cili po pengonte progresin e negociatave. Po them me të ngjarë, po cenonte lëvizjen për realizimin e marrëveshjes. Prandaj, duhej trajtuar ky aspekt.

Misetiq: Kishte problem konkret Demaçi?

Williams: Pavarësia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments