Tubi i mbrëmshëm në lagjen Teqe të Tetovës që vjen si i dyti më i madhi pas atij të fshatit Sellcë ka ngjallur frigë në radhët e koalicionit VLEN duke ngjallur maqinerinë propaganduese kundër sekretarit të përgjithshëm të BDI-së Faton Ahmeti njëherit edhe shef i shtabit të përgjithshëm. Qasja e Ahmetit ndaj secilit antar vazhdon të mbetet e kujdesshme dhe me respekt të veçantë dhe kjo u dëshmua edhe me mbështetjen që gëzon në lagjen e tij. Top24 ka qëndruar në lagjen teqe ku ka bashkëbiseduar me banorët të cilët shprehen se për Fatonin nuk kemi asnjë fjalë gjithmonë i hapur e njeri fisnik e bujar kemi fat që e kemi, shkruan Top24
A.A 36 vjeçar, nga kjo lagje thekson se Fatonin e njoh shumë moti, vjen nga një familje me dinjitet dhe një djalë që pothuajse ska njeri në lagje që nuk i ka ndihmuar dhe çdo fjalë kundër tij besomni është vetëm për shkak të inatit.
H.R, 33 vjeçar shperehet: Për Fatonin a! Po ku ka njeri që mund ti bëj me gisht, për çfarë se e kujt i kujtohet i kërkon çfardolloj shërbimi. Po njeri është edhe ai. Fatoni është simbol i një njeriu të përkryer madje ne do të angazhohemi edhe dy herë ma shumë për ate që tu tregojmë atyne që shpifin se Fatoni është djali jonë.
J.A 79 vjeçari shprehet se është shumë e ulët dhe e poshtër të folish dhe të shpifësh për Fatonin. Unë personalsht i njoh Fatonin dhe babain etij të ndjerë. Nëse hiç mos me e njoftë Fatonin ata që ia kanë njohur babnë e dinë se kush është dhe çfarë rrënjë ka. Ai gëzon një mbështetje edhe në parti edhe nga të vjetërit edhe nga rinia sepse ai është i artë
Të shumtë janë banorët e lagjes Teqe të cilët flasin me admirim për Faton Ahmetin, ndërsa përgjigja për shpifjet ndaj tij do të vij më 19 Tetor.

