16.3 C
Tetovo
E diel, 14 Shtator, 2025
BallinaLajmeBotaVIDEO VIRALE! Trump "hutohet" sërish: Kam zgjidhur luftën e Shqipërisë me Azerbajxhanin.

VIDEO VIRALE! Trump “hutohet” sërish: Kam zgjidhur luftën e Shqipërisë me Azerbajxhanin.

Presidenti amerikan Donald Trump u shfaq i hutuar gjatë një interviste të premten në mëngjes me Fox & Friends, duke bërë sërish të njëjtën gafë dhe duke ngatërruar Shqipërinë me Armeninë.

Duke folur për rolin e tij si ndërmjetës në konfliktet ndërkombëtare, Trump tha se kishte ndërmjetësuar luftën mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, duke përshkruar bisedat e pretenduara mes liderëve: “Unë zgjidh luftëra që janë të pazgjidhshme. Azerbajxhani dhe Shqipëria kjo zgjati për shumë vite… Le të pajtohemi”, shtoi ai.

Kjo është hera e dytë që Trump bën këtë gabim, pasi pak muaj më parë e ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, por e kishte korrigjuar më pas.

Megjithatë, Trump ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin e marrëveshjes së paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke organizuar një samit në Shtëpinë e Bardhë në korrik, që i dha fund dekadave të luftimeve për rajonin e Nagorno-Karabakh.

Vetëm se u ngatërrua sërish, dhe në vend të Armenisë për luftën e saj me Azerbajxhanin, përmendi Shqipërinë.

“Unë zgjidh luftëra që ishin të pazgjidhshme. Ah, Azerbajxhani dhe Shqipëria. Kjo vazhdoi për shumë, shumë vite. Kisha kryeministra dhe presidentë në zyrën time. Ata ishin ulur kaq larg njëri-tjetrit. Një karrige ishte këtu, tjetra ishte atje. Unë thashë, ‘Djema, afrohuni. Ejani… Le të përqafohemi dhe të pajtohemi. Dhe, gjithsesi, e zgjidhëm problemin…”, u shpreh Trump.

Kjo nuk është hera e parë që Trumpi ka pasur vështirësi me shqiptimin e saktë të emrave të vendeve si Azerbajxhani dhe Armenia në deklaratat e tij publike. Komentet erdhën si pjesë e një liste prej shtatë konfliktesh që Trumpi pretendoi se i kishte zgjidhur brenda gjashtë muajve të parë të mandatit të tij të dytë si president. Nagorni-Karabakut, zonë brenda Azerbajxhanit u shpall nga separatistët etnikë armenë si republikë e pavarur dhe e njohur më vonë si Artsakh. Territori u mbajt në kontroll nga separatistët armenë për gati 30 vjet derisa Azerbajxhani rifitoi kontrollin e pjesës më të madhe të territorit pas një lufte gjashtë-javore në vitin 2020 dhe marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments