21.3 C
Tetovo
E enjte, 11 Shtator, 2025
BallinaOpinionDritan Goxhaj /PERENDIMI NE DUART E SOCIOPATEVE NARCISTE (pjesa e parë)

Dritan Goxhaj /PERENDIMI NE DUART E SOCIOPATEVE NARCISTE (pjesa e parë)

Amerika nuk është i vetmi vend në këtë dynjanë tonë të rrejshme që shpesh, sidomos në këto kohët e fundit, udhëhiqet nga sociopatët dhe narcistët. Izraeli gjithashtu me aparteidin dhe genocidin e tij të vazhdueshëm ndaj palestinezëve dhe agresionin e vazhdueshëm të tij ndaj fqinjëvë arabë gjithashtu si rezultat i udhëheqjes sociopate dhe narciste.

Po as Europa jonë nuk mbetet pas këtij trendi të narcismit dhe sociopatisë, mjafton të shohësh sesi ata të ashtuquajtur “udhëheqës” të saj, përkulen me paturpësi ndaj kërkesave amerikane edhe kur ato duket qartë që do të shkatërrojnë totalisht vetë Europën, dhe nën ndjenjën e narcizmit dhe të udhëhequr nga sociopatia që i dallon, gjithçka e bëjnë vetëm për të qënë në prezencën e njerëzve të pushtetshëm të kësaj bote (Trumpit).

Për të kuptuar më mirë sociopatinë dhe narcizmin e këtij perëndimit mjafton të analizojmë tre ngjarje të ndodhura në harkun kohorë të 25 ditëve të fundit.

Ngjarja e parë ka të bëjë me mbledhjen në Paris të ashtuquajturve “udhëheqës” Europianë, të mbledhur nga Presidenti i Francës Makron dhe Kryeministri Britanik Staimer, me bashk iniciaivë të Kancelarit Gjerman Mertz dhe Kryeministres Italiane Meloni, me qëllim të formimit të të ashtuquajturit –Koalicion i të Vullnetëshvme- për në Ukrainë.

Ngjarja e dytë ka të bëjë me deklaratat e lëshuara nga zyra e Komisioneres së Bashkimit Europian Ursula Von der Lejen se avioni me të cilin ajo po udhëtonte në drejtim të Bullgarisë pësoi një sulm elektronik nga Rusia, duke i bllokuar GPS avionit.

Ngjarja e tretë ka të bëjë me sulmin e Izraelit në Doha të Katarit me qëllim të vrasjes së udhëheqësisë së Hamasit.

Le t’i analizojmë një e nga një këto ngjarje të ndara në tre pjesë duke e nisur nga ngjarja e fundit e cila është edhe më e freskëta.

Ngjarja e tretë – Sulmi Izraelit në Doha të Katarit.

Dje më 9 shtator Izraeli tentoi të vriste udhëheqjen e Hamasit në Doha të Katarit, të cilët ishin mbledhur me kërkesë të Amerikës për të diskutuar një propozim amerikan për armëpushim në Gaza.

Në këtë mbledhje merrnin pjesë:
Udhëheqësi i Hamasit në Gaza Khalil Haja;
Udhëheqësi i Hamasit për Bregun Perendimor Zaher Jabarin;
Kreu i këshillit SHURA të Hamasit Muhamed Daruish;
Kreu i Hamasit për jashtë vendit Khaled Mashal

Mbledhja e tyre bëhej në Qatar dhe kjo me kërkesë të vetë amerikanëve të cilët në 2024 kur Katari vendosi të mbyllte zyrën e Hamasit në Doha, atëherë presidenti amerikan Biden i kërkoi publikisht Katarit që mos ta mbyllte zyrën dhe të vazhdonte të bëntë ndërmjetësin në bisedimet me Hamasin.

Kjo pasi Katari është një aleat strategjik i Amerikës në Lindjen e Mesme, pasi aty është e vendosur baza më e madhe amerikane në rajon dhe në të cilën ndodhet edhe CENTCOM – Komanda qëndrore e forcave amerikane.

Sulmi izraelit ndaj Hamasit në Doha u bë me avionë luftarak të cilët lëshuan rraketa me precizion ndaj godinës ku pretendohej se ndodheshin udhëheqësit e Hamasit.

Për të bërë këtë sulm avionëve Izraelitë i është dashur të udhëtojnë për 4000 km vajtje ardhje. Për këtë mison nuk kanë angazhuar më shumë se dy avionë luftarak të tipit F-15, por që ky mision të kryhej duhet që këta avionë të furnizohne në ajër me karburant, ndaj ka angazhauar edhe dy avionë cisternë, për ruajtjen e të cilëve ka angazhuar të paktën 8 avionë të tjerë luftarak.

Për të mbërritur në Katar ka shfrytëzuar hapësirën ajrore Siriane, më pas ka hyrë në hapësirën ajrore Irakene derisa ka dalë mbi ujrat ndërkombëtare në Gjrin Persik.

Normalisht Siria nuk ka mbrojtje ajrore dhe që prej rrëzimit të Asadit nga Pushteti, aviacioni izraelit e përdor hapësirën ajrore siriane sipas dëshirës.

Ndërsa hapësira ajrore Irakene manaxhohet nga forcat amerikane, ndaj edhe aty izraelitët kanë hyrë e dalë sipas dëshirës.

Ndërsa hapësira ajrore e Katarit manaxhohet dhe mbrohet nga vetë forcat ajrore të Katarit të cilët kanë avionë luftarak në dispozicion dhe mbrojtjen kundërajrore e bëjnë nëpërmjet sistemit Patriot.

Dhe këtu është edhe kleçka, pasi mbrojtja kundërajrore, pra sistemi Patriot nuk ka arritur të dallojë aspak avionët Izraelite. Kjo tregon se ajo nuk ka funksionuar.

Lind pyetja pse?

Sepse ajo në momentin e përshtatshëm është fikur në distancë nga CENTCOM, pasi Sistemi Patriot e ka një opsion të tillë – kjo ishte edhe një nga arsyet pse turqit nuk morrën Patriot por S400- sepse në çdo kohë amerikanët mund ta fikin atë.

Dmth Izraeli sulmoi ushtarakisht Katarin, një aleat të Amerikës dhe nën mbrojtjen e armëve amerikane të kontrolluara prej tyre.

Ky sulm i dështuar i Izraelit ndaj Hamasit në Katar, është një veprim sociopatësh dhe narcistësh të cilët përveç interesit të tyre personal dhe mburrjes që do bënin në rast të suksesit nuk sjell asnjë lloj avantazhi, as taktik, as strategjik e as politik, as për Izraelin e as për Amerikën.

Për Izraelin është gjë e mirë që ndohdi sepse kështu gjith bota po bindet për çdo ditë e më shumë se Izraeli është thjesht një shtet terrorist i drejtuar nga sociopatë dhe që nuk duhet në asnjë mënyrë të kihet marëdhënie më këstë lloj entiteti.

Ndërsa për Amerikën kjo është një katastrofë diplomatike, pasi tregon se amerikës nuk mund t’i besohet për asgjë.
Se ajo sot udhëhiqet nga një narcist i cili mendon vetëm për lavdinë e tija dhe aspak për imazhin e Amerikës.

Në këtë mënyrë e me këto veprime, vetëm se dëmtohet totalisht besueshmëria dhe reputacioni amerikan jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në gjithë botën, dhe se askush nesër nuk ka për të marrë më seriozisht Amerikën, dhe të gjithë ata që ndihen të pasigurt nga kjo lloj pabesie amerikane, do mundohen të gjejnë aleanca të tjera të cilat mund t’ju japin garanci egzistence.

Pse askush nuk do besojë më të amerika?

Sepse siç edhe e shpjegova më lart, nu ka asnjë mundësi teknike që ky sulm të ketë ndodhur pa miratimin direkt të Presidentit të Amerikës si Komandant i Ushtrisë Amerikane, pasi vetëm me urdhër e dijeni të tija forcat izraelite kanë mundur të navigojnë hapësirat ajrore të vendeve të cilat manaxhohen nga amerika dhe vetëm me dijeni e urdhër të tija mund të fiket sistemi Patriot në Katar.

Por ky sulm dështoi, Pse dështoi?

Kush vallë mund ta ketë lajmëruar kryesinë e Hamasit për një sulm ndaj tyre?

Vetëm tre vende në atë rajon e kanë mundësinë ta bëjnë atë. Irani, Rusia dhe Kina.

Rusia ka në bazën ajrore të Hmeimit në Siri sistemin S400, dhe ajo ka dedektuar e para lëvizjen e avionëve izraelit dhe drejtimin e tyre, pasi ky sitem mund të indetifikojë abjektet fluturuese deri në distancën 600 km, pra deri në mes të Irakut ka mundër të bëjë gjurmimin e tyre me S400, pastaj nga aty ka mundur ta bëjë me anë të satelitëve, por edhe me anë të sistemit tjetër S400 që ka instaluar në Iran në centralin bërthamor të Busherit.

Edhe Iranianët kanë mundur të gjurmojnë avionët izraelitë kur ata kanë hyrë në hapësirën ajrore të Irakut e janë drejtuar drejt Gjirt Persik.

Po kështu zbulimin e këtyre avionëve kanë mundur ta bëjnë edhe dy anijet Kineze të zbulimit të vendosura në Gjrin Persik para 6 muajsh.

Dhe rusët dhe iranianët kanë lidhje direkte me Hamasin pasi të dyja e njohin atë organizatë si organizatë çlirimtare dhe kanë edhe marëdhënie politike dhe diplomatike me të.

Duke pasur dijeni që kryesia e kësaj organizate ka qënë mbledhur dje në Katar për diskutime, nuk ju është dashur shumë kohë për të bërë një kalkulim të thjeshtë arithmetikor se ku po ashkonin avionët izraelitë, ndaj menjëherë nëpërmjet kanaleve të tyre direkte me Hamasin kanë bërë të mundur largimin nga godina të udhëheqësisë, duke e dështuar kështu gjithë operacionin e Izraelit.

Kjo tregon qartësisht që atë zonë tashmë e kontrollojnë të tjera forca globale, dhe me këto veprime Amerika vetëm rrezikon të mbetet në të ardhmen e afërt thjesht një mysafir i padëshiruar në atë rajon.

Ps: Dy aleatë të ngushtë të Amerikës (Turqia dhe Saudia) i janë ankuar Amerikës pse ka lejuar që një aleat tjetër i ngushtë i sajë (Izraeli), të sulmojë një aleat tjetër të ngushtë të sajin (Katarin).

Kësaj i bje muhabet pa bereqet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments