Qeveria suedeze ka vendosur të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme në vitin 2026.
Ministrja suedeze e Arsimit, Simona Mohamsson, i tha radios zyrtare suedeze SR se ata kanë vendosur të ndalojnë përdorimin e telefonave inteligjentë në shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të larta në të gjithë vendin duke filluar nga viti 2026.Mohamsson tha se vendimi do të hyjë në fuqi në vitin 2026 dhe ndalimi do të zbatohet edhe gjatë pauzave.
Duke theksuar se qeveria ka ndarë një buxhet prej 10 milionë dollarësh për të zbatuar propozimin, Mohamsson tha se “studentët duhet të mësojnë të shijojnë kalimin e kohës me miqtë e tyre ose të luajnë futboll gjatë pauzave, në vend që të humbasin kohë në TikTok”.