Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë lidhur me sulmin e Izraelit mbi Doha të Katarit të martën, duke e quajtur atë ndër të tjera “të njëanshëm” dhe “incident të pafat”.Në deklaratë thuhet po ashtu se bombardimi brenda Katarit nuk i çon përpara qëllimet e Izraelit ose të Amerikës.“Megjithatë, eliminimi i Hamasit, i cili ka përfituar nga mjerimi i atyre që jetojnë në Gazë, është një qëllim i denjë. Presidenti Trump menjëherë i dha urdhër të dërguarit të posaçëm Ëitkoff të informonte katarianët për sulmin e afërt, gjë që ai e bëri. Presidenti e sheh Katarin si një aleat të fortë dhe mik të Shteteve të Bashkuara dhe ndihet shumë keq për vendndodhjen e këtij sulmi. Presidenti Trump dëshiron që të gjithë pengjet në Gazë dhe trupat e të vdekurve të lirohen sa më shpejte. Presidenti.Trump foli gjithashtu me kryeministrin Netanyahu pas sulmit. Kryeministri i tha presidentit Trump se dëshiron të bëjë paqe dhe shpejt”, thuhet në deklaratë.Sipas Shtëpisë së Bardhë, ky ishte një “incident i pafat”.
“Presidenti Trump beson se ky incident i pafat mund të shërbejë si një mundësi për paqe. Presidenti foli gjithashtu me emirin dhe kryeministrin e Katarit dhe i falënderoi ata për mbështetjen dhe miqësinë e tyre ndaj vendit tonë. Ai i siguroi ata se një gjë e tillë nuk do të ndodhë përsëri në tokën e tyre”, përfundon deklarata.