18.9 C
Tetovo
E martë, 9 Shtator, 2025
BallinaLajme“Duan të gjunjëzojnë Serbinë!”- Vuçiçi: Qeveria jonë ka shpenzuar mbi 50 mijë...

“Duan të gjunjëzojnë Serbinë!”- Vuçiçi: Qeveria jonë ka shpenzuar mbi 50 mijë euro për të përçarë protestuesit! Do ndryshojmë Kushtetutën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një interviste për mediat serbe, ka bërë sulme të drejtpërdrejta ndaj sistemit të drejtësisë në vend, duke akuzuar gjyqtarë dhe prokurorë se janë në anën e protestuesve dhe se marrin para për të liruar studentët dhe qytetarët e arrestuar gjatë demonstratave.Vuçiç ka akuzuar sistemin e drejtësisë se ata nuk i shërbejnë verbërisht pushtetit të tij dhe se “janë të korruptuar nga OJQ-të e huaja” dhe se “po punojnë për shkatërrimin e shtetit”.

“Nëse ndiqni gjurmët e parasë, do të shihni se kush i financon ata, organizata të ndryshme si CEPRIS dhe OJQ të tjera. Marrin para nga jashtë, përveç pagave të mëdha që i marrin nga taksat e qytetarëve. Dhe kur i shihni të gjitha këto, bëhet e qartë pse disa gjyqtarë dhe prokurorë sillen në atë mënyrë”, u shpreh presidenti.

Sipas tij, “gjithçka që ndodh ka për qëllim ta gjunjëzojë Serbinë, ta bëjë të dobët, ta shkatërrojë”.

Gjithashtu, foli edhe për mënyrat e financimit të protestuesve nga qeveria për përçarjen e tyre, ku pranoi se kanë shpenzuar deri në 57 mijë euro.

“Një nga drejtuesit e grupeve të tyre ka pranuar 1355 transferta financiare. Kjo përbën rreth 2.5 milionë euro. Si kemi arritur deri te këto të dhëna? Të gjitha këto para kanë kaluar në llogari personale dhe në kompani fantazmë. Paratë kanë ardhur nga fonde të jashtme, por edhe të brendshme. Pagesa më e madhe ishte 57 mijë euro. Të tjerat janë shuma të vogla, për të mos rënë në sy”, tha Vuçiç.

Vuçiç komentoi edhe sloganet e përdorura nga protestuesit, për të cilat paralajmëroi se me ndyrshimet në Kushtetutë do bëhet reformë thelbësore në sistemin e drejtësisë.

“Programi i tyre nis me ‘Vuçiç peder’, e më pas vijojnë me fyerje të tjera. Nuk është se më rëndon kjo, por ndonjëherë thjesht lodhesh. Por kur të ndryshohet Kushtetuta, atëherë do të jemi në gjendje të bëjmë një ndryshim themelor në prokurori dhe gjyqësor”, përfundoi Vuçiç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments