22.7 C
Tetovo
E shtunë, 23 Gusht, 2025
BallinaLajmeVLEN: BDI krijon padrejtësi dhe pastaj i fajëson të tjerët

VLEN: BDI krijon padrejtësi dhe pastaj i fajëson të tjerët

VLEN reagoi ndaj qëndrimeve të Bashkimit Demokratik për Integrim, duke e akuzuar atë si partinë përgjegjëse për padrejtësitë që aktualisht po i paraqet si gabime të dikujt tjetër.

VLEN reagoi ndaj qëndrimeve të Bashkimit Demokratik për Integrim, duke e akuzuar atë si partinë përgjegjëse për padrejtësitë që aktualisht po i paraqet si gabime të dikujt tjetër.

“BDI po përpiqet të shtiret si e shqetësuar për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve, por e vërteta është e hidhur: ata vetë krijuan padrejtësinë që po e dënojnë sot”, thonë nga VLEN.

Sipas VLEN-it, ligji i regjistrimit të popullsisë ishte përgatitur plotësisht, propozuar dhe votuar nga ministrat dhe deputetët e BDI-së, përfshirë Bujar Osmanin, Artan Grubin, Fatmir Besimin dhe Arber Ademi.“Ata futën kolona që nuk ekzistojnë askund në botë dhe lejuan që emigrantët tanë të trajtohen si të huaj në vendin e tyre”, thuhet në deklaratë.

VLEN shton se në vitin 2021, kur u mbajt regjistrimi i popullsisë, VLEN nuk ekzistonte fare dhe për këtë arsye nuk mund të mbajë përgjegjësi për politikat e BDI-së.

“Nuk ka amnisti për fajin politik. Ne nuk do të lejojmë që numrat dhe dinjiteti i shqiptarëve të falsifikohen”, tha VLEN.

“Ashtu siç manipuluan regjistrimin, bënë të njëjtën gjë me punësimin – për më shumë se 10 vjet i mbajtën njerëzit me kontrata pa status të rregulluar, dhe sot fajësojnë pa turp të tjerët për gabimet e tyre”, thuhet në deklaratën e VLEN-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments