22.4 C
Tetovo
E premte, 22 Gusht, 2025
BallinaLajmeBajram Rexhepi: Platformë e re për transparencë dhe projekte publike në Tetovë

Bajram Rexhepi: Platformë e re për transparencë dhe projekte publike në Tetovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, ka prezantuar platformën #TetovaEHapur si pjesë e programit #PërTetovënERe, e cila synon të promovojë transparencë, shërbim efikas dhe komunikim më të mirë me qytetarët.

“Angazhimi ynë do të jetë për një komunë që nuk fshihet, por punon hapur për qytetarin”, theksoi Rexhepi.

Ai paralajmëroi krijimin e një Tabele Publike të Projekteve, një platformë elektronike ku çdo qytetar i Tetovës do të ketë qasje të plotë dhe të përditësuar mbi projektet komunale:
• cilat projekte kanë filluar,
• cilat janë përfunduar,
• dhe cilat kanë vonesa dhe arsyet për to.

Sipas tij, gjithçka do të jetë transparente dhe publike, duke u mundësuar qytetarëve që të ndjekin hap pas hapi se si realizohen projektet e financuara nga buxheti komunal.

#BashkëPërTetovën
#AleancaKombëtarePërIntegrim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments