Shkup, 22 gusht 2025 (MIA) – Nga 352 kërkesa të arritura për regjistrim në regjistrin e radiodifuzerëve, mediumeve të shtypura, mediumeve elektronike, portaleve të internetit për zgjedhjet lokale për vitin 2025, Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) regjistroi 33 televizione,42 radiostacione, tetë mediume të shtypura dhe 246 portale të internetit.
“Arritën 352 kërkesa për regjistrim, gjithashtu në KSHZ janë parashtruar gjithsej 399 çmimore për reklamim të paguar politik. Në bazë të tërë dokumentacionit të përpunuar janë regjistruar 33 televizione, 42 radiostacione, tetë mediume të shtypura dhe 246 portale interneti. Kërkesat e 22 personave juridik, dy televizione, pesë radiostacione, një medium i shtypur dhe 15 portale interneti janë hedhur poshtë si të parregullta, përkatësisht nuk janë parashtruar me kohë, plotësisht janë parashtruar dy çmimore për regjistrim në regjistër, por subjekteve të njejta juridike nuk u janë parashtruar kërkesëa me çka hidhen poshtë si të parregullta”, informoi anëtarja e KSHZ-së, Svetllana Karapetrova në mbledhjen e sotme të 131-të.
KSHZ e votoi edhe vendimin për regjistrim në regjistrin e radiodifuzerëve, mediumeve të shtypura, mediumeve elektronike, portaleve të internetit për zgjedhjet lokale 2025.
Njëherit u votua detyrimi për komisionet komunale zgjedhore lidhur me zgjehdjen e rastësishme të anëtarëve të këshillave zgjedhorë, me këtë obligohen komisionet komunale zgjedhore me procedurë të zgjedhjes së kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në këshillat zgjedhor. Njëherit komisionet komunale zgjedhore detyrohen deri më 5 shtator ta bëjnë zgjedhjen fillestare të kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve në këshillat zgjedhorë, përkatësisht detyrohen të bëjnë kompletim të këshillave zgjedhorë të cilët zgjidhen nga rendi i të punësuarve në administratën publike. Pasi që të formohen këshillat zgjedhorë nevojitet të gjithë në shtator të thirren në trajnime obliguese në drejtim të veprimit maksimal profesionist në zbatimin e zgjedhjeve.
KSHZ e votoi edhe Propozim-vendimin për konstatim të shumës maksimale të mjeteve, të nevojshme për marrje me qira të hapësirave në pronë private për zbatimin e zgjedhjeve.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko theksoi se kjo zbatohet çdo vit sepse ka pasur vendbanime, mjedise rurale në të cilat nuk ka objekte publike.
Në mbledhje u votuan edhe kërkesat për akreditim për vëzhgim të zgjedhjeve lokale 2025, si dhe njoftim për fillim të zbatimit të kontrollit publik në listën zgjedhore.