18 C
Tetovo
E premte, 22 Gusht, 2025
BallinaLajmeMashtrim me telefon për aksident të rremë trafiku, një 79 vjeçare nga...

Mashtrim me telefon për aksident të rremë trafiku, një 79 vjeçare nga Tetova pagoi 16.000 euro dhe 10.700 franga zvicerane

Një banore e moshuar e Tetovës raportoi se ishte viktimë e një mashtrimi telefonik në lidhje me një aksident të pretenduar të vajzës së saj. Bëhet fjalë për një 79-vjeçare banore e Tetovës, e cila sipas raportit të policisë, ishte mashtruar me 16,000 euro dhe 10,700 franga zvicerane, njoftoi Ministria e Brendshme.Personi e kontaktoi atë me telefon, u prezantua si mjek dhe i tha se vajza e saj kishte shkaktuar aksident rrugor, në të cilin pësoi lëndime të rënda dhe se duhet të paguante për ndërhyrjen e nevojshme kirurgjikale. Siç raportohet, ajo ia hodhi paratë një personi nga ballkon, dhe më vonë zbuloi se ishte mashtruar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Ministria e Brendshme thotë se po merren masa për të sqaruar rastin.

Lidhur me mashtrimet e shpeshta telefonike në lidhje me aksidentet e dyshuara rrugore, Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski tha se shënjestra janë qytetarët e moshuar. Ai paralajmëroi për kujdes më të madh dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i raportojnë këto raste në polici.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments