27.3 C
Tetovo
E premte, 15 Gusht, 2025
BallinaLajmeMenduh Thaçi bëri homazhe te varri i Arbën Xhaferit

Menduh Thaçi bëri homazhe te varri i Arbën Xhaferit

Kryetari i PDSH-së, z.Menduh Thaçi, kreu sot homazhe pranë varrit të ish-kryetarit të partisë, z.Arbën Xhaferi, me rastin e 13-vjetorit të ndarjes nga jeta të ndjerit.

Kryetari Thaçi vendosi kurorë me lule në shenjë respeki dhe mirnjohjeje për jetën, veprën dhe kontributin e çmuar të z.Arbën Xhaferi në politikën shqiptare dhe çështjen kombëtare.

Me ç’rast kryetari Thaçi përpara gazetarëve potencoi se “Themelet e vërteta politike për shqiptarët në përgjithësi, veçanërisht për shqiptarët e Maqedonisë i ka vendosur Arbën Xhaferi”.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments