19.7 C
Tetovo
E premte, 15 Gusht, 2025
BallinaOpinionRami Mislimi: 24 vjetori i MO-së e gjeti Ali Ahmetin të zbrazur...

Rami Mislimi: 24 vjetori i MO-së e gjeti Ali Ahmetin të zbrazur pa Artan Grubin me dy ASH-jat pa vulë

MO-ja dhe fushata e zbehtë e BDI-së!

Rami Mislimi

Dje u shënua 24-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit dhe, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit atmosfera ishte ndjeshëm më e zbehur. Që në hyrje tek salla, dallohej mungesa e dorës organizative të Artan Grubit. Çdo ngjarje, qoftë e organizuar nga BDI-ja apo edhe nga partitë e tjera, në kohën kur Grubi ishte përgjegjës, shndërrohej në spektakël. Çdo lëvizje, çdo fjalë, çdo detaj ishte lajm më vete. Dje, mungoi gjithçka.

Çfarë pashë në realitet?

Në fillim, vura re funksionarë të Aleancës për Shqiptarët të dy krahëve, të Selës dhe të Taravarit. Dukeshin si të turpëruar nga vetja. Ata që dikur e kishin sharë Ali Ahmetin për vite me radhë dhe e kishin kritikuar ashpër BDI-në, dje qëndronin në radhët e para, nën vështrimin e ftohtë të vetë anëtarëve të BDI-së. Realisht, mu dukën si nusja që martohet për së dyti, për të cilën të gjithë e dinë se nuk është më e virgjër. Edhe funksionarët e ASH-së më lanë të njëjtin përshtypje si ajo “nusja që nuk është e virgjër”.

E dimë se politikanët rrallë ndjejnë faj për atë që kanë thënë apo bërë dje e harrojnëlehtë. . Mllefi dhe urrejtja, për fat të keq, mbeten vetëm në zemrat e anëtarëve dhe simpatizantëve, ndërsa funksionarët marrin nga njëri vesh dhe nxjerrin nga tjetri.
Për dallim nga vitet e tjera, këtë vit munguan shumë ish-funksionarë të BDI-së. Disa, nga frika se mos u hapet ndonjë lëndë nga Mickoski për pasuritë e fshehura në “teglla ajvari”, zgjodhën të qëndrojnë larg ktij manifestimi pra në 24 vjetorin e MO-së. Ndërsa disa të tjerë buzëqeshjen e kishin të tharë jo me shpresë e jo me vullnet të madh.

Atmosfera nuk ishte aspak euforike. Edhe pse u shfaq një video e shkurtër me ngjarje dramatike si ajo e flamurit të vitit 97 në Gostivar dhe protesta e UT-së në vitin 94 në Tetovë, salla reagoi me duartrokitje të zbehta, madje edhe gjatë fjalimit të Ali Ahmetit.

Sot, në këtë 24 vjetor të MO-së, Ali Ahmeti ndodhet në një situatë të vështirë i rrethuar nga “mercenarë” të BDI-së që mendojnë vetëm për pushtetin dhe pasurimin personal nëse partia rikthehet në qeveri dhe një pajtimi të pa mundshëm mes Selës dhe Taravarit.

Në këtë 24 vjetor, ishte një karige bosh pra krahu i majtë i Ahmetit – Arben Taravari. Ai kishte zgjedhur të ecte me biçikletë në brigjet e Kroacisë në kohën që MO-ja mbushte fiks 24 vjeç, mdërsa krahu i djathtë – Ziadin Sela, dukej se ishte kapur fort pas Ahmetit, i vetëdijshëm se pa të nuk ka as parti, e aq më pak ndonjë komunë që mund të fitojë.

Ky 24 vjetor i MO-së, Selën dhe Taravarin nuk mundi ti bashkojë, e as ti afrojë afër qoftë edhe me ulëse. E deri sa ata nuk afrohen, vulat e ASh-së do të vazhdojnë të mbeten në Gjykatë, derisa të dy të kuptojnë një realitet se ASH-ja u dobësu pavarësisht mendjemadhësisë dhe egove të tyre.
Pra, në 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit kemi një Ali Ahmet të zbrazur, pa Artan Grubin, dhe dy ASH-të pa vula.

Sido që të jetë, në këtë përvjetor të MO-së kemi Aleancën Kombëtare për Integrim (AKI) me dy ASH-jat pa vula, përballë VLEN-it pa dinjitet, pa kurriz dhe pa ndjenjë kombëtare
Dhe nga ana tjetër, kemi një VLEN me shumë rrena, përballë një AKI-je që nuk reagon fare, sikur këto rrena t’u duken të lezetshme.

Dhe për fund, pas 24 viteve nga Marrëveshja e Ohrit, qytetarët kanë mbetur skeptikë:
A do t’i fitojë zgjedhjet e tetorit VLEN-i që rren, apo AKI-ja që nuk reagon?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments