29.1 C
Tetovo
E premte, 8 Gusht, 2025
BallinaLajmeASh-Taravari: MASH po bën diskriminim, 39 projekte për maqedonasit, vetëm 1 për...

ASh-Taravari: MASH po bën diskriminim, 39 projekte për maqedonasit, vetëm 1 për shqiptarët

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpërndarë 40 projekte kërkimore për vitin 2025. Nga to, 39 shkojnë për universitetet maqedonase, vetëm 1 për Universitetin e Tetovës. Ky është diskriminim etnik dhe shkencor në formën më të pastër, thuhet në kumtesën e sotme të Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit.“Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, universitetet në Shkup, Manastir e Shtip morën nga 5–6 projekte secili. Universitetet shqiptare u lanë jashtë. Ky është modeli i diskriminimit që po zbatojnë VMRO dhe VLEN ndaj shkencës shqiptare.Ku është Akademia Shqiptare që VLEN e proklamoi? Pse nuk figuron askund? UEJL u injorua, Universiteti “Nënë Tereza” u anashkalua, ndërsa Universitetit të Tetovës iu dha vetëm një projekt – thjesht për të mos dalë lista krejt etnikisht e pastër. Një nga dyzet projekte nuk është rastësi: është raporti 39 me 1, diskriminim i pastër.

Kjo është një shuplakë për botën akademike shqiptare pa përkrahje për universitetet tona, me zëvendësministër shqiptar që hesht e nuk ekziston në publik.

Ky nuk është rastësi. Nuk është gabim. Është politikë shtetërore e përjashtimit, që synon të fshijë kontributin shqiptar në shkencë. Është goditje për universitetet, për studiuesit dhe për çdo të ri shqiptar që ëndërron karrierë akademike në vendin e vet”, akuzojnë nga ASh.

Me këtë qeveri, shtojnë nga atje, barazia në arsim dhe shkencë është vetëm fjalë bosh. VLEN jo vetëm që hesht, por është pjesë e këtij diskriminimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments