Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka komentuar iniciativën për veting brenda radhëve të BDI-së, duke vënë në dyshim legjitimitetin moral të kësaj partie për të folur mbi këtë temë.
“Një parti e cila gjysmën e partisë e ka në lista të zeza dhe gjysmën tjetër me procedura penale me tiketa si pacienti e të tjera, mendoj se nuk kanë të drejtë morale të flasin për veting. Vetingu më i mirë i tyre do të jenë qytetarët. Qytetarët do ua bëjnë vetingun e fundit dhe ti përcjellim në histori”, tha Mexhiti.
Ai theksoi se përgjegjësia finale për gjykimin e partive politike u takon qytetarëve në zgjedhje.