Përçarja në VLEN po thellohet. Pasi Alternativa ka kërkuar Çairin ose Sarajin, portali TS mëson se konflikti është zgjeruar edhe më tej. Në një mbledhje, sipas të njëjtit portal, acarimi ka ndodhur mes Izet Mexhitit dhe Zeqirja Ibrahimit, lidhur me kërkesën që Alternativa të marrë njërën nga këto dy komuna.Në kulmin e debatit ka ndërhyrë Arben Fetahu, duke u përpjekur ta zbusë situatën. Ai i është drejtuar Zekës nga Alternativa, duke i kërkuar që të tërhiqet, me arsyetimin se Alternativa, sipas anketave të fundit, qëndron shumë më dobët krahasuar me Lëvizjen Demokratike të Mexhitit. Por reagimi i Zekës ka qenë i ashpër, duke i thënë: “Raj be tej mos fol, se tej n s’ke as parti!”Nga ana tjetër, sot zyrtarisht, Bekim Sali ka paralajmëruar kandidaturën e tij për Çairin, duke i dërguar një mesazh të qartë Izet Mexhitit: “Për Çairin vendosin qytetarët, jo emrat!”Ndryshe, në anketën e fundit të realizuar nga IRI- Amerikan të publikuar nga portali TS, në nivel kombëtar, Fronti Kombëtar rezulton me 14% mbështetje, ndërsa VLEN me vetëm 5%./TS/