24 C
Tetovo
E premte, 18 Korrik, 2025
BallinaLajmeIzet Mexhiti: Zhurmë për ligje që s’i kanë lexuar, heshtje për arritje...

Izet Mexhiti: Zhurmë për ligje që s’i kanë lexuar, heshtje për arritje që u djegin!

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj opozitës shqiptare përmes një statusi në Facebook, duke e akuzuar atë për shpërfillje të temave të rëndësishme dhe fokusim të qëllimshëm te Ligji për Policinë.“ASNJË FJALË për Ligjin për përfaqësim të drejtë; ASNJË FJALË për Ligjin për Medresenë; ASNJË FJALË për mbylljen e bixhozit; ASNJË FJALË për mbi 200 milion euro për komunat tona”, thekson Mexhiti, duke i kritikuar për mungesën e vëmendjes ndaj vendimeve historike që, sipas tij, prekin drejtpërdrejt komunitetin shqiptar.

Ai shton se opozita shqiptare është e kapluar nga “animozitet, të pavërteta, shpifje dhe akuza” lidhur me Ligjin për Policinë, duke e cilësuar këtë si një sjellje me “frustracione dhe tension konstant”.

Në fund të reagimit të tij, Mexhiti jep edhe një paralajmërim të qartë dhe premtim politik:
“Special për nervat e tyre të elektrizuara: do ta kthejmë nenin për përfaqësimin e drejtë me amandament në Parlament. Për këtë jam zotuar personalisht. Veç rrini rahat!”

Statusi i plotë:
ASNJË FJALË për Ligjin për përfaqësim të drejtë;
ASNJË FJALË për Ligjin për Medresenë;
ASNJË FJALË për mbylljen e bixhozit;
ASNJË FJALË për mbi 200 milion euro për komunat tona;

Por:

Shumë animozitet, të pavërteta, shpifje dhe akuza për Ligjin për policinë.

Kjo është opozita shqiptare sot- e acarruar, me frustracione dhe nën tension konstant.

Special për nervat e tyre të elektrizuara: do ta kthejmë nenin për përfaqësimin e drejtë me amandament në Parlament. Për këtë jam zotuar personalisht.

Veç rrini rahat!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments