Izet Mexhiti është një nga bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë në Qeveri, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë për shtyp, duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari para selisë qendrore të VMRO-DPMNE-së.– Nuk e di nëse do të kandidojë për kryetar të Çairit, ky është vendimi i tij, thotë Mickoski pasi gazetarët e pyetën nëse Mexhiti do të jetë kandidat për kryetar të Çairit.
Mexhiti, së bashku me kryetarin aktual të Çairit Visar Ganiu, kanë qenë në qendër të vëmendjes së publikut që kur kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, njoftoi një sërë skandalesh që lidhen me ndërtimet pa leje në Çair.
Arsovska njoftoi të dhëna se në Çair ka më shumë se 150 ndërtesa pa leje, për të cilat ka një hetim nga Prokuroria Publike GOKK.