Nëntori i Tetovës nuk do të jetë më si më parë”
Pas shtrëngimit të duarve mes Ahmetit dhe Ramës, u shfaq edhe një fytyrë tjetër në tavolinë Bajram Rexhepi.
Në tavolina të vogla me njerëz të mëdhenj, askush nuk ulet rastësisht.
Kjo nuk është thjesht një fotografi. Është sinjal i qartë.
Tetova po vjen në skenën kombëtare.
Me gjasë, Bajrami do të jetë kandidati i Frontit Kombëtar për kryetar komune, po edhe mund ta them: Bajrami do të jetë kryetar i ardhshëm i Tetovës.
Pas katër vitesh heshtje, Nëntori do të festohet edhe në Tetovë. Tetova do të duket shqiptare. Nuk do të kemi më nevojë të shkojmë në Tiranë, Vlorë e Prishtinë apo Prizren, gjithçka do të ndodhë në Tetovë.
Tetova është lodhur nga errësira.
Për katër vite Tetova u shndërrua në një qytet të vdekur, ku të rinj e të moshuar ikin çdo fundjavë në Ferizaj, Prishtinë, Shkup, madje edhe në Gostivar.
Të gjithë, pa përjashtim të bindjeve politike, sot në Tetovë e duan ndryshimin. Jo për shkak të partive, por për shkak të varrosjes së qytetit në një gjendje mesjetare.
Mbeshtetja e Ramës dhe Ahmetit për Bajramin do të jetë një forcë e madhe për ta çliruar Tetovën nga hajnia dhe budallallëku mesjetar i kreut aktual.
Ahmeti dhe Rama japin sinjalin.
Bajrami sjell shpresën.
Ndryshimi është afër.
