17.1 C
Tetovo
E shtunë, 21 Qershor, 2025
BallinaLajmeBajram Rexhepi: Padrejtësia në kulturë merr përmasa shqetësuese

Bajram Rexhepi: Padrejtësia në kulturë merr përmasa shqetësuese

Shefi i shtabit politik të BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi përmes një postimi në profilin e tij diskriminimin në kulturë e ka quajtur si padrejtësi me përmasa shqetësuese, shkruan Top24

Padrejtësia në kulturë merr përmasa shqetësuese.

Si është e mundur që nga 74 projekte të përkrahura nga Ministria për Kulturë dhe Turizëm – vetëm 2 të jenë shqiptare?

Si është e mundur që nga 13.4 milionë denarë – vetëm 3.2% t’i ndahen shoqatave dhe subjekteve shqiptare?

Dhe më e dhimbshmja, si është e mundur që kjo ndodh përballë syve të përfaqësuesve shqiptarë në institucione, të cilët heshtin sikur nuk i prek kjo padrejtësi?

Kultura nuk është dekor. Është identitet, është dinjitet, është zëri ynë si komb.

Përjashtimi i shqiptarëve nga mbështetja shtetërore është një strategji e qartë për të zbehur këtë zë, dhe nuk do të lejojmë të heshtet.

BDI do të qëndrojë në krah të artistëve, krijuesve dhe çdo zëri të nëpërkëmbur në këtë vend.

Ne kërkojmë barazi, jo lëmoshë.

#MjaftMë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments