20.6 C
Tetovo
E premte, 20 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaIrani sulmoi me raketa spitalin! Ministri izraelit i Mbrojtjes: Khamenei s'mund të...

Irani sulmoi me raketa spitalin! Ministri izraelit i Mbrojtjes: Khamenei s’mund të lejohet më të ekzistojë

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit deklaroi se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, “nuk mund të lejohet më të ekzistojë”. Deklarata u bë pak orë pas sulmit me raketa iraniane të spitalit Soroka në jug të Izraelit, bëjnë të ditur mediat vendase cituar nga AFP.

Duke folur për gazetarët në Holon, pranë Tel Avivit, Israel Katz citohet të ketë thënë:

“Khamenei deklaron hapur se dëshiron shkatërrimin e Izraelit, ai personalisht jep urdhër për të qëlluar mbi spitale.Ai e konsideron shkatërrimin e shtetit të Izraelit një objektiv… Një njeri i tillë nuk mund të lejohet më të ekzistojë.”

Më herët, mediat shtetërore iraniane thanë se objektivi kryesor i sulmit me raketa në mëngjesin e sotëm ishte një bazë ushtarake pranë spitalit Soroka, dhe jo vetë spitali.

Ndërsa Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e dënoi sulmi ndaj spitalit dhe u zotua se do të kundërpërgjigjet.

“Tiranët në Teheran do të paguajnë çmim të lartë”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments