20.6 C
Tetovo
E premte, 20 Qershor, 2025
BallinaLajme‘Më mirë për Tetovën’ kundër pr/ligjit për Kodin Zgjedhor/“Qoku as V nga...

‘Më mirë për Tetovën’ kundër pr/ligjit për Kodin Zgjedhor/“Qoku as V nga Vetëvendosja nuk ka, mund të ketë V nga VMRO-ja”.

Nisma “Më Mirë për Tetovën” ka reaguar ashpër ndaj propozim-ndryshimeve në Kodin Zgjedhor që, sipas tyre, rrisin në mënyrë drastike numrin e nënshkrimeve për pjesëmarrje në zgjedhje, duke përjashtuar kandidatët e pavarur nga gara zgjedhore. Agron Arifi nga kjo nismë tha se “ironia më e madhe është se aty qëndron nënshkrimi i deputetit Bekim Qoku .që deklarohet se përfaqëson Vetëvendosjen, subjekt i cili ka lindur nga aktivizmi qytetar”.

“E apostrofuam Bekim Qokun, pasi është shqiptari i vetëm i nënshkruar në këtë pr/ligj, ku edhe askund nuk figuron as gjuha shqipe. Ne vitin e kaluar kemi pasur konferencë për shtyp ku i kemi apostrofuar deputetët shqiptarë në atë kohë, për pr/ligjin që e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, gjithashtu kishte një emision ku Bekim Qoku e përmendi që 50 nënshkrime që i kërkonim ne si listëe pavarur janë shumë pak, tani shihet që 900 qenkan normal, sa është shumë nuk e dimë. Kekim Qoku si deputet erdhi nga zona e 5-të, në zonën 6-të, pa pasur nevojë për asnjë far nënshkrimi dhe u zgjodh deputetë me votat e tetovarëve dhe gostivarasve, kështu që mendoj se si përfaqësues i VV-së, ka bërë gabim të madh, duke vënë një ligj që është kundër aktivizmit qytetar, dhe gjatë gjithë kësaj periudhe një vjeçare që është deputet në Parlamentin e Maqedonisë, nuk kemi parë, ose kemi parë se ai as V nga Vetëvendosja nuk ka, mund të ketë më shumë V nga VMRO-ja, tha mes tjerash Agon Arfi nga MMPT.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments